Qafa dhe Doku në pranga për llogari të Italisë. Qafa ishte i lirë, por i dënuar me 10 vjet burg

Publikuar tek: aktualitet, më 11:47 10-03-2015 Qafa dhe Doku në pranga për llogari të Italisë. Qafa ishte i lirë, por i dënuar me 10 vjet burg Foto e policise se Durresit

Albert Qafa (51 vjeç) dhe Gani Doku (48 vjeç) u arrestuan nga policia e Durrësit për llogari të Interpol Roma, pasi akuzon se drejtojnë një grup kriminal të prostitucionit. Arrestimi i tyre u bë në bashkëpunim me autoritetet italiane.  "Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar janë arrestuar në total rreth 40 shtetas. Sipas autoriteve italiane shtetasi Albert QAFA, arrestuar sot është një ndër anëtarët kryesorët të këtij rrjeti kriminal. Operacioni vijon në bashkëpunim të ngushtë me policitë e vendeve partnere.", bën me dije policia për operacionin e koduar ''Alba Nostra 2''.

Por nuk është hera e parë që emri i Albert Qafës bëhet public për median shqiptare. Shtetasi me banim në Durrës është një emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare pasi më herët ka qenë i dënuar me 15 vite burg nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Grabitje me armë”. Nuk dihen arsyet se pse Albert Qafa më parë i arrestuar ishte i lirë deri në mometin që e kërkuan autoritetet italiane.

Ndërkohë në korrik 2012 Albert Qafa dhe i biri ranë pre e një atentati ku mbetën të plagosur rëndë. Në kohën që ndodhi atentati ndaj tij, ai kishte marrë leje nga burgu. Babë e bir po ktheheshin në Shkozet në atë kohë, pasi kishin qenë në Durrës, kur ata u qëlluan me breshëri nga një makinë në ecje. Albert Qafa në atë kohë u plagos në dorë, ndërsa i biri mori katër plumba. Qafa ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar për vjedhjen e kambistit Arben K. nga Elbasani, krim që Qafa e kishte kryer në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë. Në shtator 2008, grupi kriminal kishte grabitur duke goditur me bisht druri në kokë 3 milionë lekë të reja. E ndërsa u dënua me 10 vite burg, ai deri në momentin që flasim, ishte sërish i lirë, ku u kap për llogari të autoriteteve italiane. A duhet të hetojnë organet kompetente për lirimin e tij? 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avokati i të penduarit për vrasjen: U pagova për mbrojtjen 200 mijë lekë
Shkatërrohet banda e shqiptarëve, arrestohen 17. U kapen 30 kg kokainë, 2 tonë hashash »
Article Logic
Execution time: 0.014071941375732
array(1) { ["section"]=> string(98) "qafa-dhe-doku-ne-pranga-per-llogari-te-italise-qafa-ishte-i-lire-por-i-denuar-me-10-vjet-burg-5437" }