“Qark i mbyllur” në Tiranë, Berishës i gjenden rreth 500 kg kanabis në banesë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 27-05-2017
anra by newsbomb-al

Dy persona janë arrestuar, pasi u janë gjetur rreth 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa në banesë.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar "Qark i mbyllur”, seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Kom.Pol.Nr 2 sekuestrohen 468.2 kg Cannabis Sattiva dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i kryer në banesën e Besnik Berisha, janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 468.2 kg lëndë e dyshuar Narkotike, Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vret mbrëmë të riun me thikë në Elbasan, sot arrestohet në flagrancë autori (EMRI)
Bllokohen dy bulevarde, mbyllen lokalet e zbarkojnë mbi 200 police në Korçë, ç’ka ngjarë? »
Article Logic
Execution time: 0.020483016967773
array(1) { ["section"]=> string(85) "qark-i-mbyllur-ne-tirane-berishes-i-gjenden-rreth-500-kg-kanabis-ne-banese-foto-80176" }