Qarkullonin me armë nëpër qytet, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:01 20-04-2019 Qarkullonin me armë nëpër qytet, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër (VIDEO)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, pasi lëviznin me armë nëpër qytet.

Bëhet fjalë për 30 vjeçarin me iniciale D.H., banues në lagjen Guerrile të Shkodrës dhe 26 vjeçarin me iniciale A.M., banues në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, 30 vjeçarit iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë. 

Ndërsa 26 vjeçari u vu në pranga në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Kontrolle nga policia per rritjen e parametrave të sigurisë.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Arrestohet në flagrancë një 30 vjeçar që qarkullonte me armë në qytet, nderkohë që   në Malësinë e Madhe   arrestohet dhe një 26 vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri një ditë më parë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H. 30 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, pasi në lagjen "Salo Halili",  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit Pistoletë tip Beretta, me një krëhër me 15 fishekë. 

Arrestimi  për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. 26 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi në bazë të informacioneve të ardhura nga qytetarët dyshohet se në vendin e quajtur Okol, Malësi e Madhe, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku grupi hetimor në vendngjarje sekuestroi prova ligjore për dokumentimin e ngjarjes.

26 vjeçari u arrestua për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve tē zjarrit dhe municioneve”  si dhe “Prishje e rendit e qetësisë publike”.

Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079030990600586
array(1) { ["section"]=> string(79) "qarkullonin-me-arme-neper-qytet-arrestohen-dy-te-rinjte-ne-shkoder-video-161175" }