Policia Rrugore ka vënë në pranga 2 persona pasi u ndaluan teksa qarkullonin pa leje drejtimi dhe pa targa.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar:
-Kostandin Bozdo, 50 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi:
Në aksin Rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Levan” , është kapur nga patrulla e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin tip "Renault" me targa AA 333 DY, pa leje drejtimi.
-Andi Ndoni, 45 vjeç, banues në fshatin Shakuj, Lushnje, pasi:
Në fshatin Gorre, është kapur nga patrulla e qarkullimit rrugor duke drejtuar motomjetin tip “Honda”, pa targa, pa leje drejtimi.