Qarkullonte i lirë me pistoletë “Beret” nëpër Gjirokastër, arrestohet 31 vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:58 01-06-2017 Qarkullonte i lirë me pistoletë “Beret” nëpër Gjirokastër, arrestohet 31 vjeçari (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë 31 vjeçari.

Nga specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Lulëzim Hadëri, 31 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Ky shtetas udhëtonte me automjetin tip "Benz", me targë AA 258 DT, ku pas kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e llojit "Beret" dhe 9 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për  veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bimë narkotike në oborrin e shtëpisë, pranga kryefamiljarit në Lushnje (EMRI)
Tronditet bregdeti, vrasje me armë zjarri këtë mëngjes në Vlorë, policia jep detaje »
Article Logic
Execution time: 0.011125087738037
array(1) { ["section"]=> string(88) "qarkullonte-i-lire-me-pistolete-beret-neper-gjirokaster-arrestohet-31-vjecari-emri-80776" }