Qarkullonte me armë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 21-07-2019 Qarkullonte me armë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Blutë bëjnë me dijen se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim si dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete në rrugën “Kastriotët”, ku falë reagimit në kohë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë te shtetasit: S.K.,36 vjeç banues në Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,.

Gjatë kontrollit,  Policia i gjeti në çantën e dorës   një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjithashtu  u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M.,34 vjeç banues në Laç për veprën penale “Moskallzim krimi”

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të metejshme hetimore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070188045501709
array(1) { ["section"]=> string(58) "qarkullonte-me-arme-arrestohet-36-vjecari-ne-tirane-172855" }