Qasjet ndaj lehtesimit monetar të Bankës Qëndrore Evropiane

Publikuar tek: analiza-komente, më 22:15 24-01-2015 Qasjet ndaj lehtesimit monetar të Bankës Qëndrore Evropiane Ermelinda Meksi

Nga Ermelinda Meksi

Banka Qendrore Evropiane ka nisur se fundi një politikë të lehtësimit monetar sasior (Quantity Easing). Pikepyetja eshte: nëse Gjermania do t’i japë asaj lirinë e nevojshme për të kryer këtë ekspansionin monetar, me guximin e duhur.

Megjithëse QE nuk mund të prodhojë rritje afat-gjatë, ajo mund të ndihmoje për t'i dhënë fund recesionit të vazhdueshëm që ka mbërthyer zonen euro që nga viti 2008. Nivelet e aksioneve të tregut në Evropë këtë javë, në pritje të QE, tregojnë rritje te besimit, se lehtësimi monetar mund të rris investimet dhe konsumin.

Vendimi BQE mbi lehtësimin sasior (QE) krijon terrenin për stimul në Eurozonë ,por sfida tani ndodhet perpara qeverive te vendeve te eurozones qe të lëvizin përpara me reformat strukturore. Në Davos, Benoît Coeuré, Anëtari i Bordit Ekzekutiv, te BQE, theksoi se:"Ne kemi bërë pjesën tonë, por BQE nuk mund të rrisë produktivitetin,punësimin apo inkurajuar investimet. Kjo kërkon një paketë më të plotë të reformave strukturore".

Panelistët tjerë ne Davos përshëndeten paketën e BQE dhe theksuan nevojën për të mbështetur këtë manovër monetare me reforma strukturore, ku te përfshihet reforma e tregut të punës si dhe stimuli fiskal për të rritur kërkesën agregate. qe sipas Min Zhu, Zv.Drejtor Menaxhues I FMN" krijon hapësirë për reformat strukturore dhe investimet".Ndërkaq rënia e çmimit të naftës është një nxitje për rritjen në shumicën e ekonomive dhe do të lehtësojë kalimin në reforma strukturore.

Ndersa profesori i Universitetit te Columbias J.Sach në një shkrim të tij së fundi,spjegon me hollësisht dy qasjet lidhur me këtë politike të BQE (lehtësimi sasior ose QE) :njëra pesimiste dhe tjetra optimiste.

Pesimistët thonë se ekonomia botërore vuan nga një mungesë e pakapërcyeshme e kërkesës agregate, dhe politika monetare ka qenë relativisht e paefektshme. Me normat e interesit të politikës pranë zeros, bankat qendrore janë pak a shumë të pafuqishëm për t'i shpëtuar vorbullës së deflacionit dhe ekonomitë jane mbërthyer në kurthin famëkeq të likuiditetit. Në këtë skenar, kerkesa e pamjaftueshme ul cmimet ,duke rritur normat reale (inflacioni-rregulluar) e interesit, dhe shpënë uljen e kërkesës më tej.

Këndvështrimi optimist mbartet nga vetë prof J.Sash.Sipas tij, pesimistët kanë ekzagjeruar rrezikun e deflacionit.Ai thekson se pa diagnozën e duhur të krizës 2008 që solli pasojat aktuale në ekonomi , nuk mund të jepet një kurë efektive.

Në kushtet kur bankat e mëdha qendrore, po ndjekin politika monetare ekspansioniste, kur çmimet e naftës po bien ndjeshëm, dhe nje revolucion po vazhdon në teknologjinë e informacionit, ka nxitje te mundësive për investime, dhe për pasojë perspektivat për rritje ekonomike në 2015 dhe më tej, janë më mira se ato që shikojnë pesimistët. Shifrat tregojnë se ka fitime në rritje, perspektiva investimesh për bizneset, një nevojë të madhe për shpenzime në infrastrukturë pothuajse kudo në Evropë dhe SHBA, si dhe mundësi për të financuar eksportet e kapitaleve-mallra në rajone me të ardhura të ulëta, si dhe për të përmbushur nevoja ne të gjithë botën për investime në një sistem energjetik të ri….

Duke u kthyer në situatën e vendit tonë,në Shqipëri prej kohesh flitet me një fare pesimizmi lidhur me rolin e politikës monetare në ekonominë vendase, vecanërisht efektin e saj ne kreditim.

Po cili eshte realiteti?

Politika monetare është përdorur nga Banka e Shqipërisë si instrument për të zbutur luhatjet afatshkurtra të ekonomisë ,si pasojë e goditjeve të kërkesës agregate. Në tre vitet e fundit norma bazë e interesit u përgjysmua duke arritur në aktualisht 2,25%.Nëpërmjet ndjekjes së një politikë monetare fleksibile, Banka e Shqipërisë ka ndihmuar në zbutjen e goditjeve të kërkesës duke ndikuar në stabilizimin e prodhimit dhe punësimit per t’u afruar tendencave të tyre afatgjata.

Si rezultat i kësaj politike,normat e interest për kredinë për sektorin privat kanë patur prirje rënëse gjatë gjithë vitit 2014, çka është reflektuar edhe në përmirësimin e ritmeve të rritjes së kredisë gjatë gjysmës së dytë të vitit. Rritja vjetore e saj rezultoi 3.8% në fund të muajit nëntor, nga 1.6% që shënonte në fund të tremujorit të tretë të vitit. Në veçanti, kredia në lekë shënoi një rritje vjetore prej 9.3% në muajin nëntor, duke përcjellë ne menyre te drejtperdrejte efektin stimulues të politikës monetare te ndermarre nga BSH, duke treguar një ecuri më të mirë se kreditimi në valutë .

Megjithë tendencat përmirësuese, ecuria e kredisë vazhdon të mbetet e zbehtë si pasojë e problemeve të kërkesës e të ofertës. Nga ana e kërkesës, rritja ekonomike nën potencial dhe pasiguria e sektorit real i detyron bizneset të shtyjnë në kohë planet e tyre të investimit dhe të kërkesave për financim. Nga ana e ofertës, ecuria e kredisë vazhdon të ndikohet negativisht nga niveli i lartë i kredive me probleme, të cilat rëndojnë bilancet e sistemit bankar; nga primet e larta të rrezikut në sektorë specifikë të ekonomisë, duke I bere këto sektorë pak atraktivë për kreditim:nga politikat konservatore të bankave mëma, të cilat imponojnë politika shtrënguese kreditimi në Shqipëri. Analizat dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se aktiviteti kreditues do të shënojë një përmirësim të ngadaltë gjatë vitit 2015.

Nga ana tjeter rritja ekonomike afatgjatë e vendit dhe shkalla e punësimit e lidhur me të përcaktohen nga faktorë strukturorë, si rritja dhe kualifikimi i burimeve njerëzore, progresi teknologjik, struktura dhe funksionimi i ekonomisë, por edhe stabiliteti ekonomik dhe financiar i vendit. Sipas shumë studiuesve menaxhimi i kerkeses agregate është mision i qeverive.

Në këtë kontekst, politika monetare nuk mund të përdoret për nxitjen e rritjes afatgjatë ekonomike. Por nëpërmjet garantimit të stabilitetit të çmimeve, ajo i jep mundësi ekonomisë të shfrytëzojë në mënyrë të plotë burimet e rritjes afatgjatë ekonomike.

Eksperienca nga kriza globale financiare tregon se:rritja ekonomike afatgjate kërkon adresimin në mënyrë prioritare të reformave strukturore.Cdo zvarritje e saj vështirëson më shumë reformën,që është garancia për përparimin e vërtetë dhe një të ardhme më të qëndrueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026677846908569
array(1) { ["section"]=> string(64) "qasjet-ndaj-lehtesimit-monetar-te-bankes-qendrore-evropiane-1410" }