Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë në zgjedhjet e 21-qershorit. Nëndrjtori i Policisë Altin Qato tha se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Janë marrë masa të veçanta për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për të shoqëruar kutitë e votimit. Policia do të marrë në ruajtje çdo qendër votimi të cilat do të merren në ruajtje nga ora 18:00”, tha Qato në një deklaratë për një mediat.
Qato tha se 6699 do të angazhohen për të garantuar standardet më të larta profesionale.