Qato: Policia e dinte për transportin e parave të BKT, ja pse efektivët u nisën me këmbë dhe jo me makinë drejt vendngjarjes

Publikuar tek: aktualitet, më 18:06 11-02-2017 Qato: Policia e dinte për transportin e parave të BKT, ja pse efektivët u nisën me këmbë dhe jo me makinë drejt vendngjarjes

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato ka deklaruar se Policia e Shtetit kishte dijeni për lëvizjen e parave të Bankës Kombëtare Tregtare drejt aeroportit të Rinasit, përpara se të kryhej grabitja, por nuk kishte informacion për shumën që po transportohej.

Qato theksoi gjatë emisionit “Kjo Javë” në News 24 se policia njoftohet gjithnjë kur ka lëvizje të parave të bankave dhe merr masa për lehtësimin e trafikut, por jo për sigurinë e tyre, pasi ky është ekskluzivitet i policive private.

Lidhur me faktin se patrulla e policisë ndodhej vetëm 1 km larg vendit ku krye grabitja, Qato tha se policia është njoftuar me vonesë dhe se efektivët janë nisur në këmbë drejt vendngjarjes për shkak se ishte bllokuar trafiku dhe ishte e pamundur të lëvizej me makinë.

Drejtori i policisë tha se rruga e Rinasit paraqet një rrisk të madh dhe se policia ka shtuar patrullat në këtë aks.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11878108978271
array(1) { ["section"]=> string(128) "qato-policia-e-dinte-per-transportin-e-parave-te-bkt-ja-pse-efektivet-u-nisen-me-kembe-dhe-jo-me-makine-drejt-vendngjarjes-68446" }