Qazim Sejdini i ELBASANIT “shkund” QEVERINË: Subjekte private po na ndotin te Metalurgjiku, merrni masa

Publikuar tek: politike, më 13:14 10-01-2018 Qazim Sejdini i ELBASANIT “shkund” QEVERINË: Subjekte private po na ndotin te Metalurgjiku, merrni masa

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini u ka kërkuar ministrive të Energjetikës dhe të Mjedisit të penalizojnë deri në mbyllje të aktivitetit ato subjekte që ndotin qytetin te ish-Metalurgjiku, të cilat nuk kanë marrë asanjë masë.

Kërkesa e kryebashkiakut erdhi në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në Bashkinë e Elbasanit me një grup pune të ngritur nga dy ministritë, pas shqetësimit të përcjellë nga Këshilli Bashkiak I këtij qyteti, mbi ndotjen në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik, raporton newsbomb.al.

“Ndotja shkaktohet nga fabrika e vjetër e ferrokromit dhe uzina e përpunimit të naftës. Kërkojmë një vlerësim të shpejtë dhe korrekt të situatës dhe në rastet kur ka shkelje këto subjekte të detyrohen të marrin masa të menjëhershme ose të mbyllin aktivitetin e tyre deri në marrjen e masave”, tha kryebashkiaku. 

Sejdini shtoi gjithashtu që matje të kryhen edhe pranë inceneratorit të djegies së mbetjeve urbane, përderisa qytetarët kanë shqetësim edhe për mirëfunksionimin e tij, raporton newsbomb.al.

Edhe më shqetësuese, sipas Kryetarit të Bashkisë, është situata e krijuar nga fabrika e përpunimit të naftës e cila ndot tokën dhe fermerët nuk mund të vadisin. Jo vetëm kaq, por Sejdini shtoi se edhe në rast të ndërtimit të tubacioneve, nuk mund të lejohet që këto ujëra të derdhen në lumin Shkumbin.

Grupi i punës theksoi se angazhimi do të jetë maksimal dhe matjet korrekte dhe transparente. Pjesë e këtij grupi pune do të jenë gjithashtu përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Bashkia e Elbasanit.

 

 

q1.jpgq2.jpg

q3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Formulari i shpërndarë në shkollat e Tiranës, revoltohet deputeti: Skandaloze, nxënësit do kenë pasoja
Dashamir Shehi për 21 janarin: Protesta ishte shumë normale, ja kush e kishte fajin për 4 të vrarët »
Article Logic
Execution time: 0.013340950012207
array(1) { ["section"]=> string(106) "qazim-sejdini-i-elbasanit-shkund-qeverine-subjekte-private-po-na-ndotin-te-metalurgjiku-merrni-masa-106082" }