‘Që në 98’ isha pro shembjes’, Neritan Liçaj 'shpërthen' ndaj Ramës: Teatri Kombëtar do të ta rruajë mjekrën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 13-05-2020 ‘Që në 98’ isha pro shembjes’, Neritan Liçaj 'shpërthen' ndaj Ramës: Teatri Kombëtar do të ta rruajë mjekrën Neritan Licaj dhe Edi Rama

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama tha se për shembjen e Teatrit Kombëtar nuk do të ketë hapa pas, ndërsa shtoi se ka qenë pro një godine të re që në vitin 98’.

Pas kësaj deklarate ka reaguar aktori Neritan Licaj i cili teksa bën ironi me mjekrën e kryeministrit shkruan se Teatri do të jetë aty edhe “kur ai të ketë ikur me mjekër të rruar”.

“Dje kryeministri mjekerrcjap e pranoi me gojën e tij që ka 22 vjet(që në vitin e largët 98,citoj mjekërrcjapin),që do të prishi TK!

Është aq idjot,aq sa i bie dhe vetes me shpullë, duke treguar që ka 22 vjetë që nuk e prish dot! Blegeri mjekerrcjap, blegeri, sepse TK aty ka qenë dhe aty do jetë edhe kur ti të ikësh dhe madje të kesh rruajtur dhe mjekrën! Ose mund t'a mbash dhe me shkumë! Si të duash”, shkruan aktori.

Deklarata e Ramës: Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap mbrapa. Jam i pari që e kam thënë që prej vitit të largët që në vitin 98-99 që në ato vite që ajo godinë duhet shembur dhe teatri duhet të ketë një godinë të denjë. Mezi pres të shoh teatrin e ri të ndërtuar. Të gjithë kanë mendimet e tyre dhe në fund vendos shumica. Ne e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cfarëdo forme vendimarrje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096068382263184
array(1) { ["section"]=> string(108) "qe-ne-98-isha-pro-shembjes-neritan-licaj-shperthen-ndaj-rames-teatri-kombetar-do-te-ta-rruaje-mjekren-206201" }