'Që prej vitit 2011, rreth 200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportën greke'

Publikuar tek: aktualitet, më 23:57 11-07-2019 'Që prej vitit 2011, rreth 200 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportën greke' Foto ilustreuese - Aeroporti Nene Tereza

Ekspertja e emigracionit, Eda Gemi, është shprehur mbrëmjen e sotme në studion e emisionit Opinion, se që nga viti 2011 deri në vitin 2018, rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë kanë marrë shtetësinë greke.

Sipas ekspertes, shtetësia greke u krijon emigrantëve shqiptarë që të lëvizin me lehtësi në vende të tjera të BE.

'Kemi edhe një pjesë tjetër të emigrantëve, të brezit të parë dhe të dytë, që kanë marrë shtetësinë dhe aktualisht janë në përqendruar në Londër dhe në Bruksel. Nga viti 2011 deri në vitin 2018 janë rreth 200 mijë shqiptarë që kane marrë shtetësinë greke, gjë që i bën potencialisht mobilë, të lëvizshëm në BE. Përllogaritet që 35 mijë emigrantë të brezit të dytë në Greqi (fëmijë të emigrantëve), aktualisht jetojnë në Londër dhe në Bruksel', tha Gemi.

Po ashtu, ekspertja deklaroi se ka dhe një tjetër kategori të emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët pajisen me një leje qëndrimi 5-vjeçar. Kjo leje u jep mundësin atyre që të punojnë në të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Ndërkohë e pyetur nga moderatori Blendi Fevziu se ku emigrojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, Gemi shtoi 'Në Gjermani, në Suedi, Stokholmi është ndër vendet më të kërkuara, Oslo, Norvegjia dhe Londra.'

66688259_2546962485336789_8315981632032997376_n-770x433.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069971084594727
array(1) { ["section"]=> string(78) "qe-prej-vitit-2011-rreth-200-mije-shqiptare-kane-marre-pasaporten-greke-171928" }