Qëllohet me 15 plumba automatik nga 50 metra distancë në shtëpinë e kryeplakut të fshatit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:12 24-01-2017 Qëllohet me 15 plumba automatik nga 50 metra distancë në shtëpinë e kryeplakut të fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Dibrës ku një 26 vjeçar ka qëlluar me armë automatik 15 herë drejt shtëpisë së kryeplakut të fshatit. Pumbat kanë thyer dritaren dhe kanë hyrë në banesë por fatmirësisht nuk kanë lënduar askënd.

Policia bën me dije se më datë 23.01.2017 rreth orës 21:15 është njoftuar se në fshatin Komsi-Mat, se ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit A.B, 64 vjeç, banues në fshatin Komsi (me detyrë Kryeplak i fshatit Komsi, dhe punëtor pranë fabrikës së "Ferrokromit Burrel").

Në drejtim të banesës është qëlluar me armë zjarri Automatik nga një distancë rreth 50 metra, ku në njërën nga dhomat e banesës është thyer xhami i jashtëm i dritares, dhe në pjesën e jashtme të banesës ka disa vrima të shkaktuara nga predhat e qitura.

 Grupi hetimor ka mbledhur dhe sekuestruar në vendngjarje  15 gëzhoja.

Theksojmë se nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është bërë identifikimi i autorit shtetasi A.GJ, 26 vjeç me precedent të më parshëm kriminal i cili është shpallur në kërkim ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për motive të dobëta. Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po vijon puna për kapjen e autorit”, thuhet nga policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anija shqiptare kap skafin: Shoqërohen tre bullgarë dhe një shqiptar në Sarandë, skafi pa dokumente
U zhduk një javë më parë në Greqi, gjendet 15-vjeçarja shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.011045217514038
array(1) { ["section"]=> string(9) "qel-66491" }