Qellohet Kryemadhi, Rama: U qëllua nga njerëz që dolën nga makina e Aldo Bumçit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:55 19-06-2015 Qellohet Kryemadhi, Rama: U qëllua nga njerëz që dolën nga makina e Aldo Bumçit

Nje incident elektoral ka ndodhur para disa minutash në komunën e Shën Kollit në Lezhë pas takimit të organizuar nga deputetja Monika Kryemadhi.

Sipas policisë, Kryemadhi ka qenë e shoqëruar nga vajza e saj dhe kryetari i Bashkisë Viktor Tushaj duke lëvizur me makinë në qendër të Shën Kollit, në momentin që janë dëgjuar të shtëna me armë. I dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri në ajër është shtetasi me inicialet T.F, me precedent të mëparshëm penal.

Shtetasi me inicialet T.F ka qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që Kryemadhi po futej në automjet. Nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të lenduar. Sipas këshillëtarit të kreut te Kuvendit Meta, Emiliano Aleksi, është qëlluar me armë gjatë momentit që deputetja e LSI Monika Kryemadhi po qarkullonte me automjet. 

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Kryeministri Rama, i cili në Top Story tha se komunikoi menjëherë me deputeten, e cila i kishte folur për ngjarjen. “Unë fola me Monikën dhe me konfirmoi ngjarjen. Ajo ishte në një familje demokratësh dhe me të ka qenë edhe vajza e madhe. Pas takimit ka dalë makina e deputetit Aldo Bumçi prej së cilës kanë dalë njerëz që kanë qëlluar me armë në ajër, sipas tregimit të Monikës”, tha Rama në Top Story. Rama e cilësoi si skandaloze që në makinën e deputetit të udhëtojnë persona të armatosur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekstradohet në Itali 48 vjeçari nga Shijaku pjestar i bandës kriminale
E grushtojnë dhe i marrin portofolin, dhunë Rauf Selimit kandidatit të djathtë për këshilltar në Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.01115894317627
array(1) { ["section"]=> string(83) "qellohet-kryemadhi-rama-u-qellua-nga-njerez-qe-dolen-nga-makina-e-aldo-bumcit-14052" }