Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së sotme në lagjen ‘1 Maji’. Nuk raportohet për viktima. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.
Informacion paraprak nga Policia:
Në datën 05.11.2017, rreth orës 18:45, në lagjen "1 Maji", në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Parkut" një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të derës së një lokali dhe është larguar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.