Qëllohet me armë një furgon nxënësish në Sarandë, policia në ndjekje të autorit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 04-11-2015 Qëllohet me armë një furgon nxënësish në Sarandë, policia në ndjekje të autorit Foto ilustruese

Një furgon transporti nxënësish është qëlluar me armë zjarri në afërsi të Borshit në Sarandë.

Për fat të mirë, furgoni po kthehej pasi kishte lënë nxënësit në shkollë dhe askush nuk është lënduar. Drejtuesi i furgonit është shtetasi Fatos Lala i cili dyshohet se kishte konflikt me autorin e dyshuar Luan Kodhima, 72 vjeç, i cili mendohet se është edhe personi që ka qëlluar me armë.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Update: Njoftimi i policisë Sarandë pas arrestimit të autorit.

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetasin:  Luan Kodhima, 72 vjeç, banues në Borsh, Sarandë, për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në flagrancë në banesën e tij, pasi më datë 04.11.2015, rreth orës 07:30, ky shtetas në dalje të fshatit Borsh, ka qëlluar me armë zjarri “Automatok-model 56”, në drejtim të automjetit “Furgon-Sprinter” me drejtues shtetasin: F.L, banues në të njëjtin fshat, për motive të dobëta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Top Channel prej 1 viti nuk paguan dhe i bën presion publikut? Ja shqetësimi i më shumë se 200 personave
Shtyhet progres-raporti për Shqipërinë në KE »
Article Logic
Execution time: 0.011338949203491
array(1) { ["section"]=> string(84) "qellohet-me-arme-nje-furgon-nxenesish-ne-sarande-policia-ne-ndjekje-te-autorit-24631" }