Një person është në rrezik për jetën pasi është qëlluar me armë zjarri pranë bashkisë së Laçit mbrëmjen e sotme.
I plagosuri është identifikuar si Dorian Trosi nga Dibra dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Akoma nuk është bërë i ditur shkaku i konfliktit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.