Një punonjës i Policisë në qytetin e Shkodrës është qëlluar me armë ditën e djeshme në lagjen “Mark Lula”. Polici me iniciale K.K., 55 vjeç, me detyrë Punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave në afërsi të banesës së tij.
Policia ka shpallur në kërkim për këtë ngjarje shtetasin me iniciale S.H., ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.