Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

Publikuar tek: rajon, më 18:59 21-09-2020 Qëllohet me armë zjarri 32-vjeçari shqiptar në mes të Selanikut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Nikopolis, në Selanik.

Bëhet me dije se rreth orës 19:00 një burrë iu afrua një shqiptari dhe ka qëlluar me armë drejt tij.

Menjëherë pas kësaj ngjarje autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa shqiptari 32 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende është dërguar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

32-vjeçari i cili është qëlluar me armë është një person i njohur për policinë dhe me precedente penale të mëparshme.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Foto nga vendngjarja:

pyrovolismoi-nikopoli-768x576.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01307201385498
array(1) { ["section"]=> string(70) "qellohet-me-arme-zjarri-32-vjecari-shqiptar-ne-mes-te-selanikut-221162" }