Qëllohet me armë zjarri në 32-vjeçar, policia në vendngjarje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 24-05-2019 Qëllohet me armë zjarri në 32-vjeçar, policia në vendngjarje Foto ilustruese

Një 32-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një 43-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të ditës së sotme në Kuçovë. Policia njofton se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Njoftim i Policisë:

Informacion paraprak Sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë Partizani, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.P, 43 vjeç, banues në Kuçovë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin D.B, 32 vjeç. Shtetasi D.B, mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12145709991455
array(1) { ["section"]=> string(66) "qellohet-me-arme-zjarri-ne-32-vjecar-policia-ne-vendngjarje-165589" }