Qëllohet me armë zjarri te dera e shtëpisë drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, plagoset dhe djali i tij (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 14-07-2020 Qëllohet me armë zjarri te dera e shtëpisë drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, plagoset dhe djali i tij (EMRI) Arma e krimit

Qëllohet me armë zjarri drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Shkodrës dhe djali i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 pranë Stacionit të Trenit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Mark Molla, dhe djali i tij K.M, të cilët janë qëlluar me armë në derën e banesës nga 43-vjeçari Mhill Pllumbaj.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes, ndërsa shkak është bërë një konflikt i çastit.

Njoftim paraprak nga Policia e Shkodrës:

Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

Rreth orës 16:00, në lagjen "Mark Lula", në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës  dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010042905807495
array(1) { ["section"]=> string(125) "qellohet-me-arme-zjarri-te-dera-e-shtepise-drejtori-i-ujesjelles-kanalizimeve-ne-shkoder-plagoset-dhe-djali-i-tij-emri-213818" }