Qëllohet me vezë kryeministri Edi Rama, ja emrat e personave që u arrestuan (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:46 02-11-2015

Teksa dilte nga Universiteti i Shkencave Sociale nga një takim me biznesin e vogël kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë.

Sipas raportimeve 8 studentë janë shoqëruar në Komisariatin nr.2  lidhur me këtë incident. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet e menjëhershme.

Veza ka rënë në makinën e kryeministrit, ndërsa autorët mendohet të jenë studentët e fakultetit, 5 prej tyre nga janë nga "Lëvizja për Universitetin" dhe 3 prej tyre nga "Levizja Studentore në Prishtinë" . 

Emrat e studentëve: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.

LEXO EDHE: JA SI REAGOI KRYEMINISTRI RAMA PASI U QELLUA NGA STUDENTET

LEXO EDHE: VIDEO E MOMENTIT KUR U QELLUA EDI RAMA  

LEXO EDHEVIDEO: REAGIMI I RAMES PER GAZETARET

Ndërkohë studentët e Lëvizjes për Universitetin bëjnë këtë njoftim:

Policia e qeverise se privateve ka arrestuar pak me pare pese aktiviste te Levizjes Per Universitetin se bashku me tre aktiviste te Klubit Politik nga Kosova. Aktivistet ishin mbledhur para Fakultetit te Shkencave Sociale per te protestuar kunder nje konference te mbyllur mbi biznesin ku do merrte pjese edhe kryeministri Rama. Pas mbarimit te konferences aktivistet kane goditur kryeministrin Rama me veze dhe ne ate moment policia ka nderhyre duke shoqeruar tete prej tyre ne Komisariatin nr 2. Aktivistet thone se gjate rruges policia ka ushtruar dhune fizike.

Levizja Per Universitetin denoncon dhunen qe eshte ushtruar mbi aktivistet nga policia e qeverise se privateve. Qeveria perdori policine e shtetit per te kaluar forcerisht nje reforme qe pasuron privatet. Tashme qeveria po perdor dhunen policore per te ruajtur privelegjet e privateve. Ju bejme thirrje te gjithe studenteve, pedagogeve, aktivisteve te shoqerise civile dhe qytetareve qe ta denojne kete arrogance qeveritare dhe ti bejme thirrje per lirimin e menjehershem te aktivisteve Anita Lushi Bora Mema Klodi I. Hoxha, Viki Cipi, Liri Kuçi Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.

Lëvizja Për Universitetin merr përsipër aktin:

"Nga aksioni i sotshem kunder kryeministrit te vendit, aktivistet e Levizjes Per Universitetin kane gjuajtur veze ndaj tij ne shenje mosdakordesie ndaj Ligjit ne Asimin e larte te bere nga qeveria e tij. Policia gjate arrestimit ka ushtruar dhune fizike ndaj tyre. Te arrstuar jane:
Anita Lushi
Klodi Hoxha
Valton Marku
Bora Mema
Dardan Konjufca
Liri Kuci
Durim Jasharaj
Vitori Cipi.
Kerkojme nga policia e komisariatit nr 2 lirimin e tyre".

per.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kallëzohet penalisht gjyqtarja shqiptare për pastrimin e 1 milion dollarëve
Çfarë i shtyu studentët të qëllonin mbi kryeministrin Rama »
Article Logic
Execution time: 0.014428853988647
array(1) { ["section"]=> string(80) "qellohet-me-veze-kryeministri-edi-rama-ja-emrat-e-personave-qe-u-arrestuan-24489" }