Qëllohet për vdekje me thikë patinatori i famshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 19-07-2018 Qëllohet për vdekje me thikë patinatori i famshëm

Denis Ten, patinatori i parë kazak fitues i një medalje Olimpike, është qëlluar për vdekje me thikë nga dy persona.

Ten ka ndërruar jetë pasi dy persona e qëlluan me thikë gjatë tentativës për t’i grabitur makinën në qytetin më të madh të vendit Almaty. Ai ishte 25-vjeç.

“Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Ten arriti të fitojë medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike në vitin 2014 në Sochi si dhe një sërë çmimesh të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sportistë nga mbarë bota kanë reaguar për lajmin e hidhur duke shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028412818908691
array(1) { ["section"]=> string(56) "qellohet-per-vdekje-me-thike-patinatori-i-famshem-128432" }