Qëllohet për vdekje një shqiptar në Angli, u gjet i përgjakur në rrugë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 13-03-2017 Qëllohet për vdekje një shqiptar në Angli, u gjet i përgjakur në rrugë (EMRI)

Një shqiptar ka humbur jetën në Angli, pasi u gjet i plagosur në rrugë.

Nga të dhënat e para rezultoi se viktima është Shkëlzen Dauti, 21 vjeç, i cili njihet edhe pseudonimin Genny.

Sipas policisë, i riu u gjet i shtrirë në rrugë me një plagë në gjoks në Gilpin Close, Southampton, Hampshire. Ai u dërgua në spitalin Southampton General, por aty ndërroi jetë si pasojë e plagës së thellë që kishte marrë në gjoks.

Kryeinspektori Ellie Hurd ka thënë: "Ne po përpiqemi të përcaktojmë  rrethanat e asaj që ka ndodhur me të riun. Mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes së tij. Ne duam ndihmën e atyre që kanë dijeni, e sidomos atyre që kanë parë diçka të dyshimte lidhur me Genny-n një ditë para se të vdiste”.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UNICEF publikon shifrat, 2016-ta viti më i keq për fëmijët në Siri
Sekuestrohet drogë në portin e Durrësit, arrestohen 2 persona (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.010360956192017
array(1) { ["section"]=> string(80) "qellohet-per-vdekje-nje-shqiptar-ne-angli-u-gjet-i-pergjakur-ne-rruge-emri-71702" }