Qëlloi me armë automjetin e xhaxhait të tij, arrestohet 20 vjeçari në Pezë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:45 19-11-2019 Qëlloi me armë automjetin e xhaxhait të tij, arrestohet 20 vjeçari në Pezë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20 vjeçar, pasi qëlloi katër ditë më parë automjetin e xhaxhait të tij.

Mësohet se shkak mes tyre është bërë një konflikt për motive pronësie.

Sakaq, 20 vjeçari Endi Sinanit i është sekuestruar arma me të cilën është bërë qitja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Kanosja’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’, në ngarkim të Sinanit.

Njoftimi i Policisë: 

Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.

Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.

Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

  1. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027879953384399
array(1) { ["section"]=> string(80) "qelloi-me-arme-automjetin-e-xhaxhait-te-tij-arrestohet-20-vjecari-ne-peze-186469" }