Qëlloi me armë në Vlorë, policia arreston autorin dhe liron shokun e tij (Detaje)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:31 26-10-2020 Qëlloi me armë në Vlorë, policia arreston autorin dhe liron shokun e tij (Detaje) Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku u raportua për të shtëna me armë.

Në pranga është vënë mëngjesin e sotëm 26-vjeçari me iniciale E.Ç që sipas policisë ka qëlluar në ajër në zonën e Triportit.

Ndërsa shoku i tij, i cili u arrestua ditën e djeshme, është lënë i lirë po sot në mëngjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër,  njoftojmë se në përfundim të veprimeve të para proceduariale, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit  E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen  28 Nëntori, Vlorë.

Ky shtetas më  datë 25.10.2020, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta   ka qëlluar me armë zjarrri pistoletë në ajër,  për të kanosur  shtetasin F.Z., 26 vjeç, banues në  Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëherëshme të policisë kufitare të Triportit dhe Partullave të Përgjithshme të Komsiariatit të Policisë Vlorë.

Shtetasi F. Z, në përfundim të veprimeve  të para hetimore është lënë i lirë.

Materialet iu referuan Prokuorisë për veprime të metejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të korruptonte policin me 5 mijë lekë pasi kaloi me semafor të kuq, e pëson keq 31 vjeçari në Tiranë (VIDEO)
Kirurgët shqiptarë në QSUT bëjnë operacionin e rrallë në ezofag, zgjati mbi 6 orë (FOTO - Mjekët që kyren ndërhyrjen) »
Article Logic
Execution time: 0.010937929153442
array(1) { ["section"]=> string(85) "qelloi-me-arme-ne-vlore-policia-arreston-autorin-dhe-liron-shokun-e-tij-detaje-225177" }