Qëlloi me breshëri plumbash ndaj hotel ‘Volorekës’, njëri autor del para Gjykatës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 12-08-2020 Qëlloi me breshëri plumbash ndaj hotel ‘Volorekës’, njëri autor del para Gjykatës (EMRI) Mariglen Topuzi

Mariglen Topuzi,  i arrestuar dy ditë më parë, si një prej autorëve që ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj hotel “Volorekës” në Pogradec, ka dalë sot para gjykatës.

Topuzi është 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe është  dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan 1 mjet motor tip "Suzuki", pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Lidhur me këtë ngjarje sot janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorë të tjerë.

Lexo: https://www.newsbomb.al/bombarduan-me-plumba-hotel-voloreken-policia-arreston-organizatorin-dhe-3-autoret-si-u-kap-ne-nje-cader-ne-pyll-liri-i-rrushkes-dhe-2-te-tjere-emrat-detaje-nga-operacioni-216866

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011628150939941
array(1) { ["section"]=> string(90) "qelloi-me-bresheri-plumbash-ndaj-hotel-volorekes-njeri-autor-del-para-gjykates-emri-216872" }