Qëlloi me grusht rektorin, Cakrani: Denoncuam abuzimet e rektorit, tentoi të heqë bashkëshorten time nga puna

Publikuar tek: aktualitet, më 14:45 06-07-2015 Qëlloi me grusht rektorin, Cakrani: Denoncuam abuzimet e rektorit, tentoi të heqë bashkëshorten time nga puna (majtas) Rektori Albert Qarri, (djathtas) Kujtim Cakrani

Kujtim Cakrani është personi për të cilin u tha se ka qëlluar me grusht Rektorin e Universitetit të Vlorës, Albert Qarri, i denoncuar në policinë e Vlorës nga ky i fundit dhe i shpallur në kërkim.

Por Cakrani ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Ai thotë se midis tij dhe rektorit Albert Qarri nuk ka patur përplasje fizike por vetëm konfrontim verbal.

Sipas tij, veprimet e rektorit Albert Qarri janë hakmarrje për denoncimet që Kujtim Cakrani dhe bashkëshortja e tij, e cila është pedagoge në Universitetin e Vlorës, kanë bërë për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e buxhetit të shtetit nga rektori Albert Qarri.

Rrëfimi i Kujtim Cakranit:

Së pari falimenderit që më dhatë mundësinë të flas. Kam qenë i ftuar nga stafi për 95 vjetori i luftës së Vlorës. Brenda në sallë ishte rektori që më kapi për dore duke me kërcënuar me pretendimin që poi  bëja presion me kallzimet që kam bërë shpeshherë në prokurorinë e vlorës, për shpërdorim detyre nga ai dhe zinxhiri drejtues.

Kështu që dita e sotme ishte hakmarrje ndaj kallzimit që kam bërë në prokurori, sepse ai është nën hetim për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Ja dhe kallzimi që është bërë. Ai ka falsifikuar firmën e dekanit të universitetit Memfis sepse unë kam kontakte me të. Ai ka falsifikuar firma sepse ai ka blerë shtëpi në Amerikë dhe ai bënte ftesa fiktive për të shkuar në SHBA. Unë ia kam cuar të gjithëve këto falsifikime. Rektori ka bërë abuzime së bashku me bashkëshorten. Dhe më rezulton se për 6 mujorin 2012-2013 gruaja e tij dhe ai kanë udhëtuar 190 herë jashtë shtetit me fondet e buxhetit të shtetit.

Duke parë këto abuzime, kam dhënë intervista unë dhe bashkëshortja e cila është pedagoge. Dhe kemi denoncuar këto abuzime. Ata që merren në universitetet për pedagog japin 7000 deri 10 mijë euro për punësim. Të gjitha këto ia çuar ministres Nikolla të dokumentuara. Raportet duhet të dalin akoma. Ia kemi dërguar edhe zyrës antikorrupsion të kryeministrit. Prokuroria e Vlorës po heton në mënyrë serioze.

Rektori Qarri është në ditët e tij më të keqia. Dhe sot nuk ka pasur konflikt. Konflikti ka qenë verbal. Ai është hakmarrë ndaj bashkëshortes sime madje edhe duke mbajtur pagën.

Nesër do bëj kallzim në prokurori për shpifje për çështjen e makinave. Eshtë një çështje e rëndë. Ai shoqërohet vetë me njerëz që janë kontigjent i krimit. Unë i qëndroj akuzave të mia për rektorin Qarri. Që kur ka filluar punë rektori ka bërë abuzime të tmerrshme në Universitet. Unë i kam denoncuar gjithë kohën. Dhe kjo nuk mbaron me kaq. Dhe do ti shkoj deri në fund.

Unë s’kam asgjë personale. Ai ka dashur te heqë bashkëshorten time nga puna. Problemi qëndron se konflikt personal s’kam. Unë e kam konfliktin parimor. Konflikti ka lindur si nevojë e parimeve që universitetit të Vlorës duhet ti kthehet ligjshmëria. Rektori Qarri është në prag të ikjes dhe do të marrë fund njëherë e mirë abuzimi dhe shpërdorimi i detyrës. Sot nuk ka pasur konflikt, ka pasur konflikt verbal. Ai më kapi për krahu dhe më ofendoi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ”Ne Tirana” denoncon me foto: Projektet monstruoze të porositura nga klientët e Ramës
Ja kush është gjyqtarja që i uli dënimin Mjacajt në Apel. E dekoruar nga Presidenti Nishani »
Article Logic
Execution time: 0.013926982879639
array(1) { ["section"]=> string(112) "qelloi-me-grusht-rektorin-cakrani-denoncuam-abuzimet-e-rektorit-tentoi-te-heqe-bashkeshorten-time-nga-puna-15454" }