Qëlloi me plumb në kokë vëllezërit Mahmuti dhe babain e tyre, Olsi Lekut i kërkohet profil ADN-je, dyshohet se është vrasësi i Ilir Rexhepit (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:07 31-10-2020 Qëlloi me plumb në kokë vëllezërit Mahmuti dhe babain e tyre, Olsi Lekut i kërkohet profil ADN-je, dyshohet se është vrasësi i Ilir Rexhepit (DETAJE)

Olsi alias Jorgo Leku, njeriu i afërm i familjes Çapja që u arrestua në Athinë, për llogari të prokurorisë së Elbasanit, si person i dyshuar, në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në gusht 2012, dyshohet të jetë autor dhe për dy ngjarje të tjera kriminale me 4 viktima.

Bëhet fjalë për dy krime të ndodhura në vitin 2011 në Elbasan, ku e para lidhet me krimin mostruoz në muajin Mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti.

Të tre janë gjetur në orën 06:00 të mëngjesit pa shenja jete. Për këtë ngjarje kriminale ku u asgjësua plotësisht familja Mahmuti, policia e Elbasanit vuri në dispozicion plot 50 mijë dollarë shpërblim, për këdo që jepte informacion mbi autorët, por deri tani kjo nismë nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Në banesën Mahmuti, policia dhe prokuroria në 2011 kanë mundur të sigurojnë një profil ADN-je, në dorezën e derës hyrëse të shtëpisë, dhe ky profil besohet se i përket autorit të krimit, i cili ka vepruar i vetëm.

Ndërsa ngjarja e dyta lidhet me vrasjen e Ilir Rrexhepit, vëllait të Roland Rexhepit (Doda), krim i ndodhur në 30 dhjetor 2011. Në të dyja këto vendgjarje, policia ka arritur në atë kohë të sigurojë profile ADN-je që besohet se i përket autorit të krimit, por që nuk kanë pasur person të dyshuar për të krahasuar, këto profile, raporton gazetari Elton Qyno.

Sipas burimeve të policisë vrasja e trefishtë, e dy djemve dhe babait të tyre brenda në banesë, është kryer thuajse me të njëjtin skenar si, Olsi Leku organizoi dhe qëlloi për vdekje në 2012 së bashku me Ervis Bardhin, Gentian dhe Nezir Beqirin. Hyrja në banesë herët në mëngjes, kapja në befasi e viktimave teksa ata flinin dhe goditja e tyre me nga një pistoletë me silenciator, kanë bërë që dyshimet për këtë ngjarje të bien mbi Olsi Lekun.

Ndaj dhe prokuroria ka kërkuar analizimin e të dhënave biologjike të Lekut me profilin e ADN-së, që është gjetur në vendgjarjen me tre të vdekur dhe 1 të plagosur.

Leku, pritet të ekstradohet në Shqipëri dhe menjëherë do i meret një profil AND-je për t’u krahasuar me profilin e gjetur në këtë vendgjarje, por edhe në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2011, ku mbeti i vrarë Ilir Rrexhepi. Për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi, prokuroria e Elbasanit ka në dosje një profil gjaku ADN-je, dhe disa pamje filmike që tregojnë një person duke u larguar.

Policia dhe prokuroria, ka kërkuar që sapo Olsi Leku të vijë në Shqipëri, t’i nënshtrohet një analize ADN-je, me qëllim krahasimin, me atë profil gjaku ADN-je, që është gjetur në vendin ku u ekzekutua me 11 plumba Ilir Rexhepi në dhjetor 2011, raporton Report tv.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona, bllokohet qarkullimi
Rritja e infektimeve në Shqipëri, mbyllen lokalet dhe restorantet? Ja oraret që po diskutohen për të kufizuar aktivitetet »
Article Logic
Execution time: 0.0092699527740479
array(1) { ["section"]=> string(152) "qelloi-me-plumb-ne-koke-vellezerit-mahmuti-dhe-babain-e-tyre-olsi-lekut-i-kerkohet-profil-adn-je-dyshohet-se-eshte-vrasesi-i-ilir-rexhepit-detaje-225956" }