Qëlloi për vdekje të riun në Korçë, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 25-02-2017 Qëlloi për vdekje të riun në Korçë, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri)

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë zbardhur fakte të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23 vjeçar nga Korça.

Burime të policisë bëjnë me dije se është ndaluar bashkëpunëtori i dytë i kësaj ngjarje, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”:

-Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.

Në vijim të hetimeve dhe dokumentimit me prova ligjore të kësaj ngjarje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë: “Arrest në burg”, për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal. Sqarojmë se shtetasi i mësipërm, rezulton bashkëautor me pronarin e lokalit shtetasin Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Të dy këta shtetas, janë konfliktuar për motive të dobëta me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023475885391235
array(1) { ["section"]=> string(88) "qelloi-per-vdekje-te-riun-ne-korce-arrestohet-35-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim-emri-69931" }