Qëlloi shokun me armë zjarri, lirohet nga burgu 20 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 22:31 19-08-2019 Qëlloi shokun me armë zjarri, lirohet nga burgu 20 vjeçari Autori i konfliktit ne Bilisht, Rei Fama

Në qytetin e Bilishtit, një konflikt për shkak të parkimit të një automjeti për pak do të përfundonte në një tragjedi me viktima.

Sipas dëshmitarëve, konflikti ka lindur në mes të dy shokëve. Rei Fama ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shokut të tij Kevi Bregu, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk e ka kapur 20-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në afërsi të qendrës së qytetit të Bilishtit,ku pas goditjes me armë autori i këtij krimi është larguar në drejtim të paditur.

Më pas Rei Fama është vetëdorëzuar vullnetarisht disa ditë më vonë, në policinë e Korçës, ku pas daljes para gjykatës trupi gjykues vendosi të mos e mbajë në burg, por të caktojë për të masën e 'Arrestit të shtëpisë'. Fama u akuzua nga prokuroria për 'Armëmbajtje pa leje' dhe 'Kanosje me armë'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072228908538818
array(1) { ["section"]=> string(64) "qelloi-shokun-me-arme-zjarri-lirohet-nga-burgu-20-vjecari-175822" }