Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Venezia, pasi akuzohen se kanë plagosur me armë zjarri një 25 vjeçar me origjinë shqiptare.
Mediat vendase raportojnë se në pranga kanë përfunduar Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të bashkëkombësit të tyre me iniciale D.E.
Dy autorët u arrestuan pasi kanë qëlluar me armë në trup të riun, më pas e kanë futur atë në makinë dhe e kanë hedhur në lumë duke menduar se ka vdekur.
25-vjecari ka arritur të dalë në breg dhe ka kërkuar ndihmë. Mësohet se aii është shtruar në spitalin San Dona. Dy shqiptarët akuzonin 25-vjeçarin për vjedhjen e kokainës së tyre, por ky i fundit ka mohuar se ka lidhje me këtë ngjarje.