Qëllon 56 herë me armë zjarri, forca të shumta policie rrethojnë 24-vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:13 03-06-2017 Qëllon 56 herë me armë zjarri, forca të shumta policie rrethojnë 24-vjeçarin

Qëllon 56 herë me armë zjarri  në ajër, arrestohet nga Policia 24 vjeçari në Pukë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit dhe një sasi fishekësh.

Policia bën me dije se më datë 03.05.2017 është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh.

Menjëherë në drejtim të fshatit Gojan janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor ku rezultoi se:

Në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së shtetasit Martin Gjergji.

Pas një kontrolli të bërë në banesën e këtij shtetasi dhe ambienteve përreth saj, u gjet e groposur një armë automatike Model 56, 7 krëhëra, ku 6 prej tyre ishin bosh ndërsa njëri kishte 25 fishekë brenda, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen  dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit: Martin Gjergji, 24 vjeç, banues në Gojan i Madh, Pukë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe  "Prishja e qetësisë publike" të parashikuara nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal, bën me dije policia.

pr1.jpg

pr2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zëdhënësi i Policisë së Shtetit përlot mbarë opinionin me këtë mesazh për efektiven 26 vjeçare që vdiq tragjikisht (PREMTIMI)
Keni bërë plane për pushime? Lajme jo të mira në horizont… »
Article Logic
Execution time: 0.013203859329224
array(1) { ["section"]=> string(81) "qellon-56-here-me-arme-zjarri-forca-te-shumta-policie-rrethojne-24-vjecarin-81100" }