Qëllon kunatin me thikë, arrestohet në Itali 33 vjeçari Armand Budini

Publikuar tek: aktualitet, më 17:50 07-03-2015 Qëllon kunatin me thikë, arrestohet në Itali 33 vjeçari Armand Budini

Arrestohet një shtetas shqiptar në Itali për tentativën e vrasjes ndaj kunatit të tij. Në pranga është vendosur Armand Budini 33 vjeç me kombësi shqiptare.

Sipas policisë së shtetit Armand Budini, resident në Santa Maria C.V në mbrëmbjen e djeshme ka tentuar të vrasë bashkëkombësin. Policia ka marrë të dhëna për ngjarjen pas telefonatës së bërë në sallën operative . Policët shkuan në vendngjarje dhe mësuan se M.S që ishte kunati i tij ka bërë kallzimin ndaj Budinit, i cili jetonte një kat më sipër. Budini ka qëlluar me thikë kunatin, për hesape të vjetra, sipas policisë italiane. Autoritetet e kanë çuar të plagosurin menjëherë në spital të Caserta ndërkohë që u shtrua në repartin e urgjencës dhe u pa qartë se kishte një goditje me thikë 2 centimetra.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe thika me të cilin Budini kishte sulmuar kunatin. Prezent në vendngjarje ka qenë edhe gruaja e agresorit dhe ajo e viktimës, të cilat sipas policisë kanë dhënë të njëjta dëshmi për ngjarjen. Ndërkohë që Budini u arrestua për tentativë vrasje dhe pavarësisht të gjithë dokumentacionit u kthye në shtëpi, në pritje të një vendimi që do të japë gjykata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria, e para në Evropë për rrezikun e emergjencave civile
Shkodër, gjendet i vetëvarur një 50 vjeçar në fshatin Shirq »
Article Logic
Execution time: 0.011931896209717
array(1) { ["section"]=> string(73) "qellon-kunatin-me-thike-arrestohet-ne-itali-33-vjecari-armand-budini-5250" }