Qëllon me armë nga makina, policia vihet ne ndjekje të fierakut

Publikuar tek: aktualitet, më 20:00 20-08-2019 Qëllon me armë nga makina, policia vihet ne ndjekje të fierakut Foto ilustruese

Policia e Fierit është vënë në ndjekje të një shtetasi në Topojë të Fierit pasi ka marrë njoftim se ishte duke qëlluar me armë nga makina.

Sipas njoftimit, ky shtetas rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga dritarja e mjetit që po drejtonte, ndërsa nuk dihet ende shkaku i ngjarjes.

‘Fier - Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:00, në fshatin Topojë, nga 1 automjet është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, bën me dije Policia e Shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028707027435303
array(1) { ["section"]=> string(69) "qellon-me-arme-nga-makina-policia-vihet-ne-ndjekje-te-fierakut-175889" }