Qëllon me automatik 2 persona, arrestohet i riu nga Elbasani (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:16 17-01-2017 Qëllon me automatik 2 persona, arrestohet i riu nga Elbasani (Emri)

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28- vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri automatik dy persona.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Albi  Bashaliu, banues në fshatin Gjocaj,

Arrstimi i tij është bërë pasi gjatë një konflikti për motive banale Bashaliu ka qëlluar me armë 57- vjeçarin me inicialet V. Sh, banues në fshatin Gjocaj  dhe 38-vjeçarin me inicialet A.B. V.SH,banues në Peqin.

Sipas policisë mësohet se nuk ka pasur të plagosur nga ky konflikt me armë.

Policia sekuestroi në vendngjarje 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62 mm, 1 fishek i pa plasur  model 56 të kalibrit 7.62 mm si dhe automjetin tip Volksëagen me targa AA 226 ES në pronësi të 38- vjeçarit.

Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit  dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagoset me armë zjarri 20 vjeçari në Shkodër, autori udhëtonte në makinë me të i shoqëruar nga një femër (POLICIA ARRESTON 3 PERSONA)
Si është gjendja e rrugëve në Shqipëri, Ministria e Transporteve raporton situatën »
Article Logic
Execution time: 0.010851860046387
array(1) { ["section"]=> string(70) "qellon-me-automatik-2-persona-arrestohet-i-riu-nga-elbasani-emri-65752" }