Qëllon vëllain me thikë, policia shpall në kërkim 36 vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 03-05-2015 Qëllon vëllain me thikë, policia shpall në kërkim 36 vjeçarin Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një konflikt familjar mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Një 55 vjeçar është qëlluar me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti midis tyre. Vullnet Zekaj, 36 vjeç, ka goditur me thikë vëllain e tij T.Zekaj, 55 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës. 55 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e qytetit bregdetar ka shpallur në kërkim Vullnet Zekajn, i cili është larguar menjëherë pas aktit të kryer ndaj vëllait të tij. 36 vjeç është shpallur në kërkim për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidentohet 13 vjeçari, policia ndalon drejtuesin e mjetit
Unioni i Gazetarëve: Mediat nuk respektojnë kontratat, gazetarët deri në 6 muaj pa paga »
Article Logic
Execution time: 0.0075922012329102
array(1) { ["section"]=> string(66) "qellon-vellain-me-thike-policia-shpall-ne-kerkim-36-vjecarin-10262" }