Një 59-vjeçar nga Pogradeci ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri ditën e sotme buzë liqenit të qytetit.
Shtetasi me inicialet L. F, i cili ka qëlluar veten me pistoletë në kokë për motive që nuk dihen ende, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 18.04.2017, në lagjen nr 1, buzë liqenit, shtetasi L.F, 59 vjeç, banues në Pogradec, i ndodhur në kushte depresioni, ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten me një armë zjarri tip pistoletë e markës “Ekol” të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Ky shtetas si pasojë e plagëve të marra është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar arma tip pistoletë me të cilën ka qëlluar veten, 2 gëzhoja dhe nje letër e shkruar nga ana e këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 99, 22 dhe 287 të Kodit Penal.