Qëlluan me armë zjarri natën e Vitit të Ri, arrestohen dy të rinjtë (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:12 04-01-2018 Qëlluan me armë zjarri natën e Vitit të Ri, arrestohen dy të rinjtë (Emrat)

Dy djem të rinj janë vënë në prangat e policisë pasi kanë qëlluar me armë zjarr gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Enea Leke, 25 vjeç nga fshati Pojan i Korçës dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, tip pushkë model 56. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe 22 vjeçari Lion Kondi, i cili është poseduesi i armës.

Në Dibër, një plumb gjatë natës së ndërrimit të viteve i shkaktoi vdekjen 16 vjeçarit Klejdi Gjeta teksa ishte ngjitur në tarracën e banesës për të parë dhe hedhur fishekzjarre, natën e ndërrimit të viteve.

Njoftimi i policisë:

Qëllon me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit, arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar, si edhe poseduesi i armës së zjarrit, të cilit në banesë iu gjet edhe një armë gjahu pa leje.

Sot, më datë 04.01.2017, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Enea Leke, 25 vjeç, Lion Kondi, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan, Maliq.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në rrugë policore kanë siguruar informacione, se gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga puna hetimore e kryer, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar ku ka rezultuar se ka qenë shtetasi Enea Leke, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit.

Arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga shtetasi Lion Kondi.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010753870010376
array(1) { ["section"]=> string(79) "qelluan-me-arme-zjarri-naten-e-vitit-te-ri-arrestohen-dy-te-rinjte-emrat-105435" }