Qëlluan me armë zjarri në mesnatë, arrestohen dy adoleshentë në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:13 20-07-2019 Qëlluan me armë zjarri në mesnatë, arrestohen dy adoleshentë në Durrës Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka arrestuar dy adoleshentë që qëlluan me armë zjarri në ajër në mesnatë.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Raportohet se autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe fishekë.

Manëz, Durrës/ Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri në ajër në mesnatë, duke krijuar panik tek banorët, arrestohen në flagrancë nga Policia, dy adoleshentët.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe fishekë

Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029912948608398
array(1) { ["section"]=> string(76) "qelluan-me-arme-zjarri-ne-mesnate-arrestohen-dy-adoleshente-ne-durres-172779" }