Në orën 04.00 të mëngjesit të sotëm lokali “Shqiponja 2” në Plazh në Durrës u qëllua me një pistoletë Glock. Të rinjtë që bënë veprimin, nuk dihet nëse e kanë bërë qëllimisht, apo e kanë bërë për qef, por kanë rrezikuar seriozisht jetën e njerëzve që kanë qenë në lokal.
Drejtoria e policisë Durrës arrestoi sot dy shtetas Bledar Polovina 35 vjeç, me precedent të mëparshëm penalë, i lindur në Berat dhe me qëndrim në Tiranë, si dhe shtetasin Orges Saliaj, 23 vjeç, lindur dhe banues në Patos. Ndërkohë forcat e policisë kanë shpallur në kërkim edhe një person të tretë që sipas tyre ka lindur dhe banon në qytetin e Fierit.
Nuk dihet se cili ka qenë motivi i të rinjve për këtë shkëbim zjarri, por policia është duke i hetuar dhe do tia kalojë të gjitha materialet prokurorisë.