Qendra e Fizioterapisë në Spitalin Amerikan 3, me shërbimin më të sofistikuar për fëmijët dhe të rriturit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:53 06-04-2018 Qendra e Fizioterapisë në Spitalin Amerikan 3, me shërbimin më të sofistikuar për fëmijët dhe të rriturit

Fizioterapia pas një ndërhyrje kirurgjikale është thelbësore për rekuperimin e plotë të pacienit.  Dy fizioterapistët e Spitalit Amerikan, Juliana Balla dhe Kujtesa Dautaj shpjegojnë rëndësinë e këtij shërbimi dhe çfarë  ofrohet ndryshe në qendrën e fizioterapisë së Spitalit Amerikan. “Nëse fizioterapia nuk kryhet pas një operacioni, rekuperimi zgjat më shumë në kohë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës”, sqaron fizioterapistja  Kujtesa Dautaj.

Veçanërisht për operacionet kur pacienti vendos një protezë, teknikat e rehabilitimit me fizioterapi janë të domosdoshme. Por sipas mjekut Italian ortoped, Guido Bassi  duke kryer vizitat mjekësore dhe ndërhyrjet kirurgjikale për pacientë me  probleme të cilët, kanë nevojë për shërbim të specializuar mjekësor.  Përveç traumave, në këtë shërbim  paraqiten pacientë që kanë patologji të ndryshme në artikulacionet e trupit  veçanërisht gjunjët.

“Kemi pacientë të cilët paraqiten në spital me dhimbje shumë të forta dhe pas grafisë na rezulton se kemi të bëjmë me një konsumim të kockave të gjurit. Në këto raste ne propozojmë një protezë të pjesshme ose të plotë të gjurit”, thotë mjeku ortoped  Guido Bassi. Pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, mjeku ortopedi, thekson se fizioterapia është e domosdoshme, në mënyrë që pacientët t’i kthehen jetës normale. Në spitalin Amerikan, shërbimi i fizioterapisë është ofruar që prej themelimit të tij, por tashmë në Spitalin Amerikan 3, Qendra e Fizioterapisë me specialistë shqiptarë e të huaj, ofron një gamë shumë më të gjerë teknikash rehabilituese, duke qëndruar krah qendrave më të specializuara në Europë,për këtë shërbim. Në këtë qendër  aparaturat më të sofistikuara, ndihmojnë ekipin e fiziterapistëve, duke ofruar një shërbim bashkëkohor për pacientët. 

Menaxhimi i problemeve muskulo-skelektike dhe  rehabilitimi post-kirurgjikal  realizohen me sukses në këtë shërbim. “Parandalimi është shumë i rëndësishëm dhe në shërbimin tonë ne ofrojmë teknikat për menaxhimin e jetës së përditshme të personave që kanë probleme, duke ndihmuar në rehabilitimin e artikulacioneve dhe të masës muskulare”, sqaron fizioterapistja, Kujtesa Dautaj. Sipas saj në rastet kur pacienti ka dhimbje, të cilat janë shenjë shoqëruese e artrozave , është e nevojshme që artikulacionet  jo vetëm të ndihmohen por edhe të pregatiten nëse me vonë lind nevoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Vendosja e protezave në zonën e gjurit, shpatullave kur është e domosdoshme, shoqërohet me fizioterapi përpara dhe pas operacionit.  Ky trajtim eviton atë që ne e quajmë dështim të protezës. Roli i fizioterapistit në fakt nuk është vetëm tek rehabilitimi, por edhe tek edukimi , në fazën me sensitive, 2-3 javë pas ndërhyrjes kirurgjikale”, shprehet fiziotarapistja Juliana Balla. Në qendrën e fizioterapisë të spitalit Amerikan 3, ofrohet shërbim duke filluar që nga patologjitë me karakter neorulogjik, pediatrik (veçanërisht për rastet e skoliozës apo kifozës). Gjithashtu  përfshihen edhe rehabilitimet e patologjive kardiovaskulare, reumatologjike, si dhe rehabilitimet sportive.  Shërbimi i duhur i fizioterapisë, vërtet kërkon kohë, por sot bën mrekulli duke ngritur në këmbë edhe persona të cilit kishin humbur shpresat me qendrën më të mirë në Spitalin Amerikan 3. 

 

3bfe92b6-185b-4cd7-b872-3ff82ea9db88.jpg

IMG_2037_2.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori britanik ngre alarmin: Në burgjet angleze 762 shqiptarë, 70% nga Shkodra, Kukësi e Dibra
“Qaj shpesh kur jam vetëm, fëmijët më pyesin ku është”, vajza e Hajrie Rondos prek publikun »
Article Logic
Execution time: 0.011741161346436
array(1) { ["section"]=> string(111) "qendra-e-fizioterapise-ne-spitalin-amerikan-3-me-sherbimin-me-te-sofistikuar-per-femijet-dhe-te-rriturit-115887" }