Qendrimi për shkarkimin e Kurtit, Hajdari përgëzon Vjosa Osmanin: Kurajoze, fytyra e vërtetë e atyre që duan xhepat shfaqet…

Publikuar tek: aktualitet, më 19:46 26-03-2020 Qendrimi për shkarkimin e Kurtit, Hajdari përgëzon Vjosa Osmanin: Kurajoze, fytyra e vërtetë e atyre që duan xhepat shfaqet…

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, ka përgëzuar kryeparlamentaren e Kosovës Vjosa Osmani për qendrimin e saj para votimit të mocionit për shkarkimin e Albin Kurtit.

Përmes një statusi në ‘Tëitter’, ajo shprehet se ky qendrim ishte tepër kurajoz.

‘Përgëzova sot zj. Vjosa Osmani për qëndrimin e saj tepër kurajoz. Sa herë dalin në skenë “tradicionalistat” & “luajalistët” e partive këtej nga fshatet tona të kalbura nga korrupsioni, shfaqet fytyra e vërtetë e atyre që nuk e duan përparimin por vetëm xhepat e postet e tyre’, shkruan Hajdari.

Kujtojmë që pas fjalimit në parlament, Osmani mori shumë komplimenta nga qytetarët, sidomos nga femrat, të cilat morën edhe më tepër guxim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086750984191895
array(1) { ["section"]=> string(127) "qendrimi-per-shkarkimin-e-kurtit-hajdari-pergezon-vjosa-osmanin-kurajoze-fytyra-e-vertete-e-atyre-qe-duan-xhepat-shfaqet-200200" }