Qëndrimi pranë burrit i rrezikon jetën, gruaja alergjike ndaj bashkëshortit

Publikuar tek: bota, më 22:01 16-01-2017 Qëndrimi pranë burrit i rrezikon jetën, gruaja alergjike ndaj bashkëshortit

Njëzet e nëntë vjeçarja, Johanna Watkins nga Minnesota ka një alergji shumë të çuditshme. Ajo nuk mund ta puth burrin e saj, ose as të qëndroj në të njëjtën dhome me të.

Ajo vuan nga Sindromi Mast Cell Activation, që është një çrregullim i rrallë i sistemit imuniatar, që do të thotë se ajo është alergjike pothuajse në çdo gjë, përfshirë këtu edhe në aromën e burrit të saj.

Jeta e çiftit, Johanna dhe Scott Watkin është shumë ndryshe nga jeta e çifteve të tjera, transmeton Klan Kosova.

“Unë dhe Scott mundohemi që të përcjellim së bashku një emision. Ne nuk mund të qëndrojmë në të njëjtën dhomë, pasi që unë jam alergjike nga ai por ai e përcjellë emisionin tre kate më poshtë se unë, e më pas shkruajmë se për çfarë ka bërë fjalë emisioni”.

Simptomat e kësaj sëmundje ndryshojnë nga pacienti në pacient, por alergjia që ka Johanna ia rrezikon edhe jetën.

Përpara se të martohej me Scott në vitin 2013, Johanna nuk priste që gjendja e saj të vinte deri në këtë pikë. Ajo punonte si mësuese dhe adhuronte të bënte piknik së bashku me Scott. Ndonëse edhe atëherë ajo vuante nga ndonjë irritim nga alergjia, gjendja e saj u vështirësua pas martesës.

“Tre apo kaur vjet përpara se ajo të diagnostifikohej, kur i qëndroja afër sidomos para fytyrës ajo fillonte të kolliste”, është shprehur Scott.

Çifti vetëm vitin e kaluar kuptoi që nuk do të jenë në gjendje që të ndajnë jetën së bashku, së paku jo fizikisht.

“E kuptuam se kur Scott hynte në dhomë, unë filloja të ndihesha keq e më keq. Simptomat vetëm sa përkeqësoheshin”.

“Njëherë ai shkoi t’i priste flokët dhe kur u kthye në dhomë gjendja ime u përkeqësua dhe i thash të largohej nga dhoma”, është shprehur Johanna.

Një javë më vonë, Scott tentoi që ta shihte sërish guran e tij, por e njëjta gjë i ndodhi sërish. Ishte pikërisht ky momenti kur ata e kuptuan që jeta e tyre duhej të ndryshonte tërësisht.

“Ishte një realitet i hidhur që nuk do të funksiononte. Tani trupi im reagonte shumë ashpër kur ai gjendej pranë meje. Përpara tij, trupi im reagonte edhe ndaj prindërve dhe shumë personave të tjerë, por kur ndodhi edhe me Scott ishte e tmerrshme”.

Scott, ndonëse është i detyruar që të qëndrojë larg gruas së tij, ai është shprehur se do t’i qëndrojë besnik derisa të gjendet kura.

“Mënyra e vetme për tu kujdesur për të është që të mos e shoh. Nuk do i pengoj. Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj njëri  – tjetrit dhe do të presim aq sa duhet derisa të shërohet”.

Doktorët kanë provuar shumë trajtime por asnjëra prej tyre nuk ka funksionuar.

“Në ditën tonë të dasmës ne i bëmë premtim njëri – tjetrit që vetëm vdekja mund të na ndajë”.

“Mund të ju them se edhe nëse më duhet të pres 90 vjet, do t’i rri besnike burrit tim dhe do e dua”, është shprehur Johanna.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 8 njerëzit më të pasur në botë, shumica amerikanë, vetëm një europian. Ja pasuria e tyre
Arrestohet autori i masakrës së Vitit të Ri në Stamboll »
Article Logic
Execution time: 0.01662278175354
array(1) { ["section"]=> string(80) "qendrimi-prane-burrit-i-rrezikon-jeten-gruaja-alergjike-ndaj-bashkeshortit-65717" }