Qëndroi dy javë pa ngrënë, shokohen mjekët me atë që i gjejnë në stomak (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 17:09 03-11-2017 Qëndroi dy javë pa ngrënë, shokohen mjekët me atë që i gjejnë në stomak (FOTO)

Mjekët janë shokuar me një rast të rrallë që ka ndodhur në një spital të Indisë. Doktorët i nxorën nga stomaku një pacienti me probleme mendore plot 639 gozhdë.

Pacienti u dërgua në spital rreth 1 javë më parë me dhimbje të forta në stomak. 40-vjeçari kishte 2 javë pa ngrënë asnjë lloj ushqimi.

"Endoskopia zbuloi praninë e objekteve metalike në stomak. Vetëm pas fillimit të operacionit gjetëm, ai kishte në stomak gozhdë të madhësive të ndryshme. Operacioni zgjati rreth një orë e gjysmë dhe gozhdët që peshonin më shumë se një kilogramë u hoqën nga stomaku duke përdorur magnet. Është rast i rrallë", është shprehur njëri nga mjekët.

Ndërsa më tej mjeku sqaroi se pacienti vuan nga një sëmundje mendore e quajtur, “çrregullimi i Pikës”, e karakterizuar me oreks të sendeve jo ushqimore. 

659448__SJ8KjZ9CW.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në Shtëpinë e Bardhë, evakuohet stafi i presidentit Trump
Hillary Clinton sërish e akuzuar për ‘mashtrim’ në parapraket e demokratëve »
Article Logic
Execution time: 0.011193990707397
array(1) { ["section"]=> string(81) "qendroi-dy-jave-pa-ngrene-shokohen-mjeket-me-ate-qe-i-gjejne-ne-stomak-foto-98245" }