Qëndrojnë komentet që mbështesin Ramën për Doshin, të tjerat...zhduken

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:52 02-03-2015 Qëndrojnë komentet që mbështesin Ramën për Doshin, të tjerat...zhduken

Pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS dhe deklaratave të tij bombë, mesa duket të vetmit që janë me Ramën në këtë moment të vështirë janë ndjekësit e tij në “facebook” të cilët janë treguar shumë dashamirës me kryeministrin Rama në komentet e tyre.

Ose të paktën kështu duket!

Çuditërisht, postimi i Ramës për fjalën e mbajtur në grupin parlamentar të PS, numëron rreth 400 komente, që është një numër shumë i vogël krahasuar me interaktivitetin që kanë postimet e kryeministrit, e aq më tepër në një çështje “të nxehtë” si kjo. Vetëm në minutat e para ne konstatuam një bum komentesh të përdoruesve të "facebook" në postimin e kryeministrit Rama dhe për hir të së vërtetës një pjesë e mirë e tyre, vetëm me dashamirësi që nuk shkruanin.

Ku të kenë shkuar vallë komentet e tjera?!


Lexo edhe:

Newsbomb.al zbardh debatet e plota në PS, Doshi-Ramës: Je bukëshkalë. Rama: E ka personale. Kërcënon Blushi: Dil në PS dhe bëj zgjedhje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062968015670776
array(1) { ["section"]=> string(72) "qendrojne-komentet-qe-mbeshtesin-ramen-per-doshin-te-tjerat-zhduken-4798" }