“Qëndron kokëulur për shembjen e teatrit”, Majko i përgjigjet Bashës: Të këshilloj të shikosh dramën, të tjerat janë fjalë

Publikuar tek: barometri, më 08:18 05-07-2018 “Qëndron kokëulur për shembjen e teatrit”, Majko i përgjigjet Bashës: Të këshilloj të shikosh dramën, të tjerat janë fjalë

Pas thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha ndaj ministrit të Diasporës, Pandeli Majko për t’ju bashkuar lëvizjes kundër shembjes së teatrit, ka ardhur edhe reagimi nga socialisti.

 

Duke u përballur me fjalët e Bashës se ai qëndron kokëulur për një çështje që i ka bërë qëndresë për 20 vite Ramës, Majko ka shkruar se ai i pranon këto lloj komentesh vetëm nga një politikan që ka bërë një lëvizje më shumë se ai për godinën.

Sakaq ka këshilluar demokratin të shikojë dramën “Vizita e damës plakë”.

“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë! Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë”, ka shkruar ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037260055541992
array(1) { ["section"]=> string(124) "qendron-kokeulur-per-shembjen-e-teatrit-majko-i-pergjigjet-bashes-te-keshilloj-te-shikosh-dramen-te-tjerat-jane-fjale-126794" }