Të paktën 52 shqiptarë me dokumenta të parregullta janë kthyer sërish në Shqipëri pas një operacioni të organizuar nga Belgjika në koordinim me Frontex.
Burime të policisë bëjnë me dije se shtetasit shqiptarë qëndronin me dokumenta të parregullta në Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg.
Po ashtu mësohet se shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në Rinas rreth orës 13:30.