Qeni ‘hero’ i shpëton jetën foshnjes së braktisur nga nëna në -12°C

Publikuar tek: bota, më 16:59 11-02-2017 Qeni ‘hero’ i shpëton jetën foshnjes së braktisur nga nëna në -12°C

Një qen ka shpëtuar nga vdekja një fëmijë vetëm 2 vjeç, i cili ishte braktisur nga nëna e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Loktevsky, në Siberinë e jugut, ku djali i vogël ka shpëtuar vetëm për shkak të instiktit të qenit, e cili i ka qëndruar afër për ta mbajtur të ngrohtë nga temperatura -12°C.

Nëna e fëmijës ishte larguar duke e lënë të vetëm në shtëpi, ndërsa dy vjeçari është gjetur pas dy ditësh nga fqinjët duke vuajtur nga hipotermia akute. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet lokale kanë theksuar se djali ka shpëtuar vetëm prej ngrohtësisë së qenit, duke e cilësuar kafshën si një hero të vërtetë.

Ndërkohë, mamaja rrezikon burgun dhe pritet të humbasë të drejtën për të rritur fëmijën. Ajo u rikthye në shtëpi katër ditë pasi fëmija ishte gjetur nga fqinjët. 

inside_village.jpg

inside_map_1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër zgjidhet presidenti i ri i Gjermanisë, në Bundestag voton edhe Joachim Löw
Kapen 8 ton drogë në Venecia, Policia e Shqipërisë: Nu kemi as njerëz dhe as mjete të përfshira »
Article Logic
Execution time: 0.011756896972656
array(1) { ["section"]=> string(70) "qeni-hero-i-shpeton-jeten-foshnjes-se-braktisur-nga-nena-ne-12-c-68443" }