Qeni rizgjidhet kryetar bashkie për të tretën herë

Publikuar tek: bota, më 12:12 24-08-2016 Qeni rizgjidhet kryetar bashkie për të tretën herë

Një qen është rizgjedhur si kryetar bashkie për të tretin mandat radhazi në Cormorant, një qytet i vogël në Minesota. Duke, një qen i rracës Pyrenean Mountain nëntë-vjeçar, është i vetmi qen në Amerikë i zgjedhur si kryetar komune.

Qeni fitoi shumicën dërrmuese të votave dhe pas shpalljes së fitores të gjithë zgjedhësit e uruan dhe e duartrokitën. “Nuk e di kush mund të kandidojë kundër tij në zgjedhjet e ardhshme pasi ai ka bërë shumë gjëra për komunitetin”- tha Karen Nelson, një qytetare nga Cormorant-i.

Duke është në mandatin e tretë, por shumë prej jush mund të pyesin se si u bë ai kryetar komune. “Kjo ka ndodhur krejt rastësisht rreth 3 vjet më parë”, thotë pronari i tij, David Rick. Duke është zgjedhur për herë të parë në vitin 2014, pasi mposhti Richard Sherbrook, pronarin e një dyqani.

14114521_883986258398329_1442564098_o.jpg

14114602_883986255064996_1909803811_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026242971420288
array(1) { ["section"]=> string(56) "qeni-rizgjidhet-kryetar-bashkie-per-te-treten-here-50705" }